Komuna e Istogut: Mbi 1.5 milion euro dëme të shkaktuara nga era

Erërat e fuqishme që përfshinë komunën e Istogut javën e kaluar kanë shkaktuar dëme mbi 1 milion e 500 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur kjo Komunë përmes një postimi në ‘Facebook’.

Sipas tyre, mbi 800 persona janë lajmëruar për dëme në objekteve private, ku konsiderohen mbi gjysmë milioni euro dëme të shkaktuara.

“Dëmet më të mëdha janë në sektorin e bujqësisë sidomos në sera dhe stalla që kapin vlerën prej 622 mijë euro, dëmet në objektet e arsimi janë 162 mijë euro ku përfshihen shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut. Në ndërtesa publike komunale janë 115,000 euro dëme ,në infrastrukturë rrugore dëmet janë 40,000 euro si në shenja të emërtimit të rrugëve, shenja të komunikacionit, sistemi i kamerave dhe ndriçimit publik. Në objektet shëndetësore dëmet janë 14,000 euro ku përfshihen QKMF-Istog, QMF-Banjë, QMF-Vrellë, AMF-Kaliqan”, thuhet në njoftim.

Komuna e Istogut ka bërë të ditur se pret mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për kompensimin e dëmeve.

Mes tjerash, në pamjet e publikuara shihet edhe dëmet në objektin i sallës sportive në Istog i cili ka rreth më së shumë se 10 vite që ka filluar dhe se edhe nuk ka përfunduar.

KALLXO.com ka raportuar të premten për dëmet e mëdha në Istog.

VIDEO – Istogu i shkatërruar pas erërave të fuqishme