Foto: Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit u kërkon bizneseve t'i vendosin flamujt e Kosovës për Ditët e Çlirimit

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit ka kërkuar nga të gjitha bizneset private që t’i vendosin flamujt e Kosovës në kompanitë e tyre prej datës 11 deri më 15 qershor, në kuadër të Ditëve të Çlirimit të Gjilanit.

Kërkesa e Komunës buron nga Ligji i përdorimit të flamurit të Republikës së Kosovës.

“Ky akt do t’i jepte madhështi Ditëve të Çlirimit të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.