Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri | Foto: Atdhe Mulla

Komuna e Gjilanit paralajmëron publikimin e kontratave me bizneset

Zyra e Prokurimit në Gjilan me aprovimin e kryetarit Lutfi Haziri, ka marrë vendim që nga nesër (e martë), t’i publikoj në ueb-faqen zyrtare të saj të gjitha kontratat me operatorët ekonomik.

Ky vendim për hapjen e kontratave për publikun është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.

Përndryshe, deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme.

Ndërkaq nga nesër, qytetarët, mediat dhe shoqëria civile mund t’i qasen kontratave KËTU.

Gjilani bëhet komuna e tretë që ka vendosur të publikoj kontratat me operatorët ekonomik.

Komuna e parë që kishte vendosur t’i publikoj kontratat ishte Gjakova, kurse pas saj, veprimin e njëjtë e kishte bërë edhe Komuna e Pejës.

Krypometri e kishte zënë në rrenë Hazirin për mos-publikim të kontratave.

Rrena për publikimin e listës së uzurpatorëve dhe kontratave me biznese