Reshjet ne Komunen e Gjilanit

Komuna e Gjilanit hap numrat emergjent pas reshjeve të mëdha të shiut

Përveç Komunës së Ferizajt edhe në Komunën e Gjilanit ka pasur reshje të mëdha të shiut, ku është dashtë edhe intervenimi i shtabit të emergjencave.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se ka aktivizuar shtabin e emergjencave të cilët janë duke interventuar në disa pjesë të qytetit.

Haziri ka publikuar edhe dy numra emergjentë për qytetarët në rast se kanë nevojë për ndihmën e institucioneve për të interventuar.

Ky është statusi i plotë i Lutfi Haziri:

Pas reshjeve të mëdha të shiut, kam aktivizuar shtabin e emergjencave, të cilët po intervenojnë në disa pjesë të qytetit për ta hequr ujin nga bodrumet tek një pjesë e lagjes “Dheu i Bardhë”, konkretisht tek shtratit i lumit “Baja’, sikurse edhe në “Balec Mahallë”.

Në pjesë të tjera nuk është paraqitur ndonjë problem, por apeloj qytetarët të cilët mund të hasin në ndonjë problem eventual të kontaktojnë numrat zyrtar të emergjencave: 044177276 dhe 044146738 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në mënyrën sa më të shpejtë të mundshme!

http://kallxo.com/shi-i-rrembyeshem-ne-gjilan-veturat-po-levizin-me-veshtiresi/