Komuna e Gjilanit hap konkurs për 32 mësimdhënës dhe 2 edukatore

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjilanit ka shpallur konkurs për 32 mësimdhënës/e dhe 2 edukatorë/e.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit para universitar si dhe procedurave të përcaktuara për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Për mësimdhënës/e dhe edukatorë/e kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit të MAShT-it në fuqi.

“Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it, nr. 12/2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit”, thuhet në shpalljen e konkursit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 26.07.2019 deri më datë 09.08.2019 (ora: 16:00).

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për më shumë në lidhje me konkursin mund të lexoni KËTU.