Komuna e Gjakovës përfiton grant prej 150 mijë eurove
Në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe organizata ‘’Let’s do it’’, Komuna e Gjakovës ka përfituar grant prej 150 mijë eurove, për angazhimin, seriozitetin dhe suksesin e arritur gjatë 90 ditëve të fushatës për pastrimin e Kosovës.
Komuna e Gjakovës është njëra prej 4 komunave që kanë fituar grant nga 150 mijë euro, ndërsa 6 komuna tjera kanë fituar nga 100 mijë euro.
Kryetari Ardian Gjini, ndër të tjera ka thënë se komuna dhe të gjitha partnerët lokal të komunës janë të vendosur që të krijojnë një ambient shumë më të mirë dhe ta mbajmë atë në nivel të lartë.
https://kallxo.com/perfundon-aksioni-ta-pastrojme-kosoven-largohen-30-mije-tone-te-mbeturinave-dhe-900-deponi-ilegale/
.