Komuna e Drenasit: Vendimi për ndarjen e paraleleve është i pakthyeshëm

Nxënësit e tri shkollave fillore në fshatrat Abri, Gjergjicë dhe Godancë të Drenasit, ende nuk e kanë filluar procesin mësimor, pasi që po kundërshtojnë vendimin e komunës qe paralelet të ndahen.

Komuna e Drenasit insiston në vendimin për fuzionomi i paraleleve nga shkolla amë “Shotë Galica’, pavarësisht protestave të prindërve dhe kritikave nga MAShT.

Përmes një komunikate, komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci ka lutur përsëri prindërit të mos i pengojnë vijueshmërinë e nxënësve në shkolla.

“Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, edhe një herë u benë apel dhe kërkesë të gjithë prindërve që të mos i pengojnë nxënësit për të vijuar mësimin në shkollat amë, të kundërtën do të merren masat sipas ligjeve të aplikueshme në vend”, thuhet në komunikatën e komunës.

Sipas tyre, ky vendim i marr nga DKA është i mbështetur fuqimisht në ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe i njëjti nuk ka asnjë bazë ligjore të kundërshtohet.

“Komuna e Drenasit, fton të gjithë prindërit të mos i pengojnë fëmijët e tyre që të vazhdojnë procesin mësimor dhe mos të ndikohen politikisht, sepse një vendim i marr nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është i pakthyeshëm dhe është i mbështetur fuqimisht në ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe i njëjti nuk ka asnjë bazë ligjore të kundërshtohet”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenas.

Prindërit e nxënësve në shenjë pakënaqësie kanë mbajtur protesta para Komunës se Drenasit, pavarësisht qe kjo e fundit u ka siguruar transportin fëmijëve.

https://kallxo.com/komuna-e-drenasit-mbylle-shkollen-fillore-masht-e-quan-vendim-te-gabueshem/