Foto: KALLXO.com

Komuna e Drenasit: Po u ofrojmë përkrahje viktimës së abuzuar dhe familjes së saj

Komuna e Drenasit ka përgënjeshtruar deklarimet e institucionit të Avokatit të Popullit, se viktima nga kjo komunë e cila u abuzua nga mësimdhënësi dhe polici “nuk ka marr trajtimin e duhur institucional”.

Komuna përmes një postimi në ‘Facebook’, thotë se Qendra për Punë Sociale dhe Psikologut Komunal, ka vizituar disa herë familjen e viktimës dhe e ka trajtuar atë sipas detyrave zyrtare.

“Me datën 07.02.2019, menaxheri i rastit, së bashku me ndihmësin, kanë vizituar familjen e viktimës dhe kanë kontaktuar me prindin dhe vëllain e viktimës, njëherit prindi i saj është deklaruar se viktima është duke u trajtuar në Prishtinë si dhe rasti gjendet në Policinë e Kosovës. Me 08.02.2019 i njëjti shërbim ka vizituar familjen e viktimës dhe ka trajtuar rastin. Pastaj ka shkuar në shkollën ku ka vijuar mësimin viktima dhe së bashku me menaxherët e shkollës janë marr masat e duhura ligjore për trajtimin e viktimës. Pikërisht me këtë datë, rreth orës 11 përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë vizituar Zyret e QPS-së dhe janë njoftuar për të gjitha rastet, si në rastin e parë ashtu edhe ne rastin e dytë dhe të gjitha aktivitetet që i kanë ndërmarr organet gjegjëse të QPS-së dhe i kanë dhënë me vete zyrtarëve përgjegjës të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

“Me datën 13.02.2019 QPS-ja ka takuar mbrojtësin e viktimës dhe prokurorin e rastit, ku së bashku jemi dakorduar që viktima të merr ndihmën emergjente si në aspektin mjekësor, ashtu edhe në aspektin psiko-social. Kërkesa e mbrojtësit të viktimës ishte që trajtimi psiko-social të behët nga një psikologe femër, jo e Komunës së Drenasit, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe që është nën hetime”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet se ditur se QPS-ja në Drenas, ka informuar psikologun komunal për detyrat që janë marr si dhe për punën psiko-sociale që i është caktuar një psikologe jashtë territorit të Komunës së Drenasit.

Sipas tyre, po ashtu familja e viktimës është ndihmuar edhe gjëra ushqimore e higjienike nga QPS-ja.

Në shkurt u raportua një vajzë e mitur u keqpërdor seksualisht nga mësimdhënësi dhe pastaj nga një polic në Drenas.

https://kallxo.com/lladrovci-sot-ishte-dite-e-manifestimit-te-zhgenjimit-qytetar-ne-drenas/

.