Komuna e Drenasit - Foto: Facebook/ Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit largon dy deponi ilegale - FOTO

Komuna e Drenasit ka njoftuar se janë duke vazhduar me aksionin për eliminimin e deponive ilegale.

Si vazhdimësi e këtij aktivitetit, bëhet e ditur sot është bërë eliminimi i deponisë në fshatin Fushticë të Ultë dhe Sankovc.

“Komuna e Drenasit po vazhdon me intensitet të shtuar eliminimin e deponive duke angazhuar edhe dy kompani tjera private për eliminimin e të gjitha deponive që janë në territorin e Komunës së Drenasit”, thuhet në komunikatën e kësaj Komune.