Komuna e Drenasit bëhet me nënstacion elektrik

Komuna e Drenasit është pajisur me nënstacion elektrik, njofton kryetari Ramiz Lladrovci, i cili e mirëpriti duke thënë së rryma nuk do të jetë më problemë në këtë komunë.

Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë së ky është investim prej 6.8 milionë euro nga KOST-i dhe BERZh-i.

“Falënderoj donatorët të cilët mirëkuptuan nevojën tonë për furnizim të qëndrueshëm me rrymë, ekzekutuesit e punimeve që Nënstacioni elektrik të përurohet sipas planit, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët që Drenasi të ketë Nënstacion më modern në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më tutje, sipas tij, për 50 vitet e ardhshme e kanë të garantuar furnizimin si dhe do të  shërbej edhe Stadiumit nacional dhe Parkut të Biznesit.