Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Komuna e cila vitin e kaluar ishte cak i përqeshjes zvogëlon buxhetin për dekorimin e qytetit në prag të festave të fundvitit

Vitin e kaluar disa nga iniciativat e Komunave që t`i zbukurojnë qytetet e tyre me rastin e festave të fund vitit janë bërë edhe cak i përqeshjeve nga qytetarët.

Në mesin e qyteteve që u kritikua është Komuna e Rahovecit e cila në vitin 2017 kishte dhënë nga buxheti rreth 7500 euro, dhe pas kritikave bredhi ishte zëvendësuar më një tjetër jo fortë më të mirë se i pari.

Drejtori i Financave në Rahovec tha për KALLXO.com se këtë vit kanë ndarë më pak buxhet se në vitin e kaluar.

“Komuna ka ndarë mjete në vlerë 5,000 euro, rrugët dhe pjesët e qytetit të cilat do të dekorohen, komuna e Rahovecit ka organizuar debate me OJQ, biznese, njerëz të vullnetit të mirë, artistë dhe shumë qytetarë të tjerë”, tha ai.

Ai thotë se nuk kanë ende asnjë plan se si do të duket qyteti këtë vit, pasi që sipas tij janë ende në procedurë se kush do të jetë i kontraktuar.

KALLXO.com ka raportuar edhe për buxhetin e ndarë të Komunës së Prishtinës me rastin e festave të fundit vitit.

https://kallxo.com/prishtina-rrit-buxhetin-per-dekorimin-e-shesheve-per-festat-e-fundvitit/

.