Kompletohet Bordi i UP-së nga MAShT-i

Sipas komunikatës së Ministrisë së Arsimit, MAShT-in do ta përfaqësojnë në këtë këshill drejtues Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

Po ashtu sot u bë zgjedhja edhe e pesë anëtarëve të Këshillit Drejtues nga Universiteti i Prishtinës.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve treguan se pjesë e këtij këshilli u bënë Zeqir Veselaj, Fevzi Berisha e Beqir Sadikaj që morën nga 27 vota, Kemajl Bislimi me 26 vota dhe Alberta Troni me 24.

Të gjithë këta patën votuar për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu në tetor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/garda-e-vjeter-rimerr-kontrollin-e-up-se/