Komisioni per Pune te Jashtme - FOTO KALLXO 17.10.2018

Komisioni për Punë të Jashtme shqyrton përgjegjësitë e ekipit negociator dhe platformën për dialogun

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës  në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Komisoni po ashtu në këtë mbledhje do të shqyrtojë edhe Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

(Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)