
Komisioni për legjislacion
Komisioni për Legjislacion nuk e dërgon në Kuvend propozimin e Qeverisë për Naser Shalën
Komisioni për Legjislacion në mungesë kuorumi nuk e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës propozim-vendimin e Qeverisë për kandidatët për drejtor dhe zv.drejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Të propozuarit e Qeverisë për drejtor të kësaj Agjencie ishin: Naser Shala, i njohur gjatë luftës me nofkën “Ftyra” dhe Florije Kika, ndërsa për zv.drejtor Albiona Maloku dhe Milaim Çekaj.
Kryetarja e këtij Komisioni, Albulena Haxhiu tha se Qeveria në radhë të parë e ka propozuar Shalën pastaj Florije Kikajn, edhe pse këtë njëherë nuk e ka përkrahur Kuvendi.
“Ne në njëherë e kemi kundërshtuar këtë në Kuvend që Naser Shala të jetë drejtor i kësaj Agjencie. Mua edhe Ambasada britaneze më ka shkruar dhe më ka thënë që Shala nuk i përmbush kriteret, andaj mund të them se marrëveshja me britanezët për rekrutim nuk po respektohet as me KEK-un, as me AKP, as me ASK, me asnjë rekrutim”, tha Haxhiu.
Ndërsa, anëtari nga PDK, Hajdar Beqa kërkoi që të dërgohet në Kuvend ky propozim i Qeverisë, pastaj që Kuvendi të vendos se cili të zgjidhet, por se kjo kërkesë e tij nuk u aprovua.
Qeveria e Kosovës edhe muaj më parë kishte dërguar në Kuvendin e Kosovës si propozim që në emër të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës të vjen, Naser Shala dhe Florie Kikaj, por këta nuk u përkrahën nga ligjvënësit.
Atë kohë ky propozim ishte dërguar në Kuvend pa pëlqimin e Komisionit për Legjislacion, të cilët e kundërshtuan këtë për shkak të lidhjeve të kandidatëve me politikën.
Ndryshe, Naser Shala është ish-bashkëluftëtar i zv.kryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj.
KALLXO.com ka raportuar në vazhdim në lidhje me këtë çështje:
https://kallxo.com/ftyra-nuk-votohet-per-agjencine-per-krahasim-dhe-verifikim-te-prones/
https://kallxo.com/komisioni-per-legjislacion-konteston-kandidaturat-e-qeverise-per-agjencine-e-prones/
Ish-Ushtari i Limajt Propozohet nga Qeveria për Drejtor të Agjencisë
www.kallxo.com