Komisioni për hetimin e dëbimit të gylenistëve, sot dorëzon dosjen në prokurori

Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq kanë bërë të ditur se dosjen e përfunduar do t’ia dërgojnë prokurorisë në orën 11 e 30.

Kështu kanë bërë të ditur anëtarët e këtij komisioni që mbajtën konferencë sot  duke treguar gjithashtu që do të dërgojnë kallëzime penale për personat që kanë raportuar rrejshëm në këtë komision.

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së tha se kanë pasur pengesa në punën e tyre ndërsa tha se në mbledhje të komisionit kanë munguar edhe përfaqësuesi i Listës Serbe dhe PSD-së.

“Na kanë pengu partitë në pushtet më bë punën ashtu siç duhet. Ne kemi kërkuarnë  seancë të jashtëzakonshme këtë komisionin, PDK i ka bërë herë të mos marrë pjesë në këtë seancë, tek pas tre muaj binden që të fillojë ky komision hetimor”, tha Selmanaj.

Ai shtoi se ishte një tendencë qe mbledhjet e komisionit të jenë tërësisht të mbyllura edhe pa pasur secrete shtetërore që duhet të mbroheshin.

Sipas Selmanajt kishte problem edhe me mungesën e materialeve që sipas tij nuk i janë dorëzuar komisionit.

“Problemet tjeta kanë të bëjnë që komisonit nuk i janë dorëzuar raportet apo dokumentet e mirëfillta, dokumentet  e AKI -së, qe shtetasit turq paraqitnin rrezik për Kosovën, as fotografitë në Aeroportin e Prishtinës nga Policia, nuk na ja dhanë në dispozicion”, tha Selmanaj.

Ai kritikoi edhe Presidentit për mosgatishmërinë që të raportonte para këtij komisioni.

“Duke pasur informata të mjaftueshme që disa nga institucionet e shtetit kanë kryer vepër penale ne do t’i drejtohemi prokurorisë”, tha Selmanaj.

Gjashtë shtetasit turq, të njohur si gylenistë, janë dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti. Pas kësaj është shkarkuar Flamur Sefaj që mbante postin e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe shefi i AKI-së Driton Gashi.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi pas kërkesës së Turqisë. LINK