Vjosa Osmani (LDK) në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Komisioni Mblidhet edhe një Herë për Demarkacionin

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi e vitit 2015 do të mbledhë edhe një herë anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme për të vendosur se si do ta dërgojnë atë në Kuvend.

Kryetarja e komisionit Vjosa Osmani tha se komisioni pritet të mos japë rekomandime për deputetët se a ta votojnë apo jo ratifikimin e marrëveshjes.

“Sot komisioni jonë rekomandoi që të shqyrtohet marrëveshja, por të mos japim rekomandim nëse duhet të votojmë pro apo kundër marrëveshjes”, tha Osmani.

Megjithatë, ajo tregoi se komisioni për Punë të Jashtme do të mblidhet edh një herë për demarkacionin.

“Me 15 janar të vendosim për procedim në seancë dhe të vendosim se si do të procedohet”, tha Vjosa Osmani.

KALLXO.com shkroi sot për raportimin e Komisionit për Shenjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi në Komisionin për Punë të Jashtme.

http://kallxo.com/bulliqi-smund-te-kete-dy-te-verteta-per-demarkacionin/

Mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme KALLXO.com e transmetoi edhe live.