Mbledhja e komisionit | Foto: KALLXO.com

Komisioni Kërkon Përzgjedhjen e Auditorëve për Financat e Partive

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike u aprovua kërkesa për inicimin e përzgjedhjes së auditorëve për financat e subjekteve politike.

Në kërkesë, komisioni i bëri thirrje Kryesisë së Kuvendit që ta autorizojë administratën e tij për nisjen e procedurave të përzgjedhjes të 10 auditorëve ligjorë.

Këta auditorë do të auditojnë raportet financiare dhe deklarimet financiare gjatë fushatave të subjekteve politike për vitin 2017.

Në tetor të vitit të kaluar ishin zgjidhur me short auditorët për financat e partive.