Komisioni Hetimor lidhur me dëbimin e gylenistëve miraton raportin

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ka miratuar draft raportin.

Deputetët që kanë votuar për miratimin e këtij raporti janë: Xhelal Sveçla (LVV), Anton Quni(LDK), Driton Selmanaj (LDK), Muharrem Nitaj (AAK), Sami Kurteshi (LVV), Haxhi Shala(NISMA), Frashër Krasniqi (PSD) ndërsa ata që nuk e votuan ishin deputetët e PDK-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveqla dhe ai i LDK-së, Driton Selmanaj folën lidhur me këtë raport në konferencë për media.

Sveqla tha se kanë ardhur në përfundim se vetë presidenti i vendit, Hashim Thaci, ishte ai i cili dha urdhrin që të dëbohen shtetasit turq.

“Pak a shumë duke e marrë parasysh edhe sjelljen e Presidentit edhe reagimet e njerëzve përreth tij, tashmë është bërë e qartë se urdhërdhënës për këtë çfarë ka ndodhur është vetë presidenti Hashim Thaçi i cili në mënyrë jashtëzakonisht të papërshtatshme arrogante parandaloi raportimin para komisionit”, tha ai.

Sipas tij presidenti është munduar të bllokojë vazhdimisht punën e komisionit.

“Presidenti i vendit është përpjekur me deviju punën e komisionit sepse e ka ditë se kur debati fokusohet në substancë ata nuk mund të fitojnë” theksoi ai.

Sveqla tha se të hënën për 8 orë është mbledhur komisioni bashkë me ekspertin për të mbrojtur raportin.

“Të gjitha ankesat për anshmërinë e ekspertit të pavarur janë zhdukur kur jemi futur në substancë të gjetjeve .Refuzimi i disa dëshmitarëve kanë penguar procesin nga Presidenti e deri tek niveli më i ulët.Besojmë se deputetët e pergjegjshëm  të kuvendit ta votojnë pas debatit që pastaj do ridergohet në prokurori sepse ka pas disa ndryshime në momentin e fundit ”tha ai.

Sipas tij në këtë raport janë gjetur shkelje të të drejtave të njeriut.

“Shkelja me vetdije e institucioneve kyqe të udhëhequra nga Presidenti, për të drejtat e njeriut, të ligjeve dhe konventave ndërkombëtarë është faktuar se me vetëdije të plotë kanë bërë shkelje, motivet i supozojmë por kemi faktu se me vetëdije kanë shkelur dhe këta vartës të insitucioneve duhet veç e veç të japin deshminë” tha tutje ai.

Sveqla tha se insitucionet që kanë bërë shkelje janë nga Presidenti, politika, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Infrastrukturës që kanë konstatuar se udhëtimi ka qenë ilegal.

Anëtari i Komisionit, Driton Selmanaj po ashtu përmendi pengësën që preisdenti ia ka bërë këtij komisoni.

“Ky skenar i tyre shihej qartë për tendencë per të penguar këtë punë, por ne jemi te bindur se kur ka vullnet të politikanëve nuk ka faktor e person që e pengon një proces të zbardhet e vërteta që Kosova të bëhet shtet i së drejtës të respektoj ligjet dhe Kushtetutën e saj”, tha Selmanaj.

Gjashtë shtetasit turq u deportuan nga Kosova në mars të vitit të kaluar.