Kamp i refugjatëve afër Mostarit në Bosnje-Hercegovinë - Foto: REL/Reuters

Komisioni Europian i premton fonde Bosnjës pas krizës së migrantëve

Komisioni Europian ka thënë se do t’i japë Bosnjë-Hercegovinës 1.5 milion euro, si ndihmë për t’u përballur me fluksin e refugjatëve dhe migrantëve që janë duke kaluar kufirin në rrugën e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Komisioneri për ndihmë në Bashkimin Europian, Christos Stylianides, ka thënë më 7 qershor se ndihma ka për qëllim t’i ndihmojë kombit të Ballkanit të përballet me “nevojat bazike të migrantëve, strehimin, ndihmat ushqimore dhe mbrojtjen”.

“Numri i migrantëve dhe refugjatëve që arrijnë në Bosnje-Hercegovinë është rritur dhe ne duhet të veprojmë menjëherë”, ka shtuar ai, duke folur në Sarajevë pas një konference, në të cilën është diskutuar ky problem.

Më shumë se 1 milion migrantë dhe refugjatë kanë përdorur rrugët e Ballkanit në një periudhë 10 mujore në mars të vitit 2016, pas arritjes së marrëveshjes në mes të BE-së dhe Turqisë.

Mirëpo migrantët kanë vazhduar rrugën e tyre përmes Ballkanit, konkretisht përmes Bosnje-Hercegovinës.

Të dhënat zyrtare tregojnë që më shumë se 5,500 migrantë ilegalë kanë hyrë në Bosnjë nga fillimi i vitit, shumica prej tyre nga Irani dhe Pakistani.

Ministri i Brendshëm i Bosnjës, Dragan Mektiq, ka thënë në një konferencë për media se Evropa duhet të punojë së bashku për të zgjidhur këtë problem. (REL)