Mbledhja e komisionit | Foto: KALLXO.com

Komisioni e Çon në Kuvend Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Me katër 4 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim Komisioni për Zhvillim Ekonomik i ka rekomanduar seancës së Kuvendit Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Deputeti Dardan Sejdiu e cilësoi si problematike mosprezencën e përfaqësuesve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

“Nuk mendoj që nuk është në rregull kurrkush hiq mos mu kon prej ministrisë, është problematike kjo. Dhe e dyta është që një ligj që e kemi këtu para nesh duhet të jetë pjesë e pakos së ligjeve që së bashku t’i trajtojë dhe jo ndaras”, tha Sejdiu.

Ai më tej tha se nuk do të votojë për një ligj që nuk ka ardhur në pako me disa të tjerë.

Për mosprezencën e përfaqësuesve të ministrisë foli edhe ish- ministrja e këtij dikasteri tashmë deputetja Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se kjo mosprani pamundëson shqyrtimin e ligjeve që nuk janë prezantuar fare.

“Unë e kam shfletuar Ligjin për Produktet Ndërtimore edhe në ligj  janë parapa masa mbrojtëse që nuk është qëllimi i ligjit që me i mbrojtë produktet e ndërtimit me ligj. Ajo duhet me qenë pikërisht e masave mbrojtëse nga importi, ligji tjetër dhe mosprezenca e tyre në njëfarë forme pamundëson”, tha ajo

Për akuzat për mospjesëmarrje reagoi deputeti nga radhët e Nismës Bilall Sherifi, I cili tha se përfaqësuesit e ministrisë nuk kanë qenë të informuar.

“Nuk është mungesë e gatishmërisë së tyre për të ardhë në komision, por mungesë e informatës“, tha Sherifi.