Komisioni për Zhvillim Ekonomik | Foto: KALLXO.com

Komisioni Çon në Kuvend Anëtarët e Bordit të AKP-së

Në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik u miratua vendimi i qeverisë për emërimin e anëtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Është votuar Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë nr.01/25 datë 22.01.2018 për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Kandidatët për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë Hasime Mazreku, Skender Komoni, Ranko Djokiq, Qemajl Behrami, Bekim Selimaj, Avni Ajdini.

Kryetarja e komisionit Sala Berisha-Shala tha se Bordi i AKP-së momentalisht është jofunksionaal

“Bordi është jofunskional sepse për momentin janë vetëm 2 anëtarë. Kemi edhe borde tjera të paplotësuara shpresojmë që qeveria t’i sjellë me kohë dhe Kuvendi ta kryejë punën e vet”, tha Sala Berisha- Shala.

Ky komision ka votuar edhe Raportin me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-037 për Metrologji dhe shqyrtimin e Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-041 për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit.