KOMF kërkon hetimin e policëve për rastin e fëmijës së vdekur në Fushë Kosovë

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF, ka reaguar në lidhje me rastin e fëmijës 11 vjeçar nga Fushë Kosova i cili u gjet pa shenja jete të enjten e kaluar.

Donjeta Kelmendi tha se ky koalicion kërkon veprime të menjëhershme nga Prokuroria.

“Sipas informacioneve të publikuara nga mediat raporti i autopsisë ka treguar se fëmija është dhunuar tri herë seksualisht. KOMF ka kërkuar të ketë qasje në raportin e autopsisë dhe Mjekësia Ligjore është përgjigjur se raporti është duke u kompletuar”

Sipas tyre akoma më shqetësuese është fakti që nëna ka qenë e informuar dhe e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

“KOMF ka dërguar kërkesa zyrtare në Polici, Prokurori, dhe Qendra për Punë sociale. mbetet shqrtësuese që Policka nuk është përgjigjur, prokuroria ka thënë ae është në fazën e mbledhjes së iformacioe ndërsa Qendra për Punë socaile ka dhënë informata për shëebimet që ia ka ofruar familjes” tha ajo.

Kelmendi tha se Policia ishte e informuar ndërsa i dyshuari ishte i lirë. Ajo tha se KOMF kërkon nga Inspektorati i Policisë që të shihet nëse ka pasur neglizhencë nga Policia.

“Sot e morëm informacionin që Policia e Kosovës dje e paska arrestuar dje personin e dyshuar për këtë vepër, me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje” tha ajo.

https://kallxo.com/arrestohet-nje-i-dyshuar-per-vrasjen-e-femijes-ne-fushe-kosove/