Komedia 'Vrapo pas gruas tënde' shfaqet sot në Gjilan
15.5.2019 - 10:43
Komedia “Vrapo pas gruas tënde” shfaqet sot, më 15 maj 2019 në ora 21:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
Shfaqja “Vrapo pas gruas tënde”, nga Ray Cooney dhe me regji të Ekrem Sopit flet për jetën e një taksisti i cili në mënyrë sekrete menaxhon dy martesat e tij.
Londinezi John Smith është i martuar me dy gra dhe arrin që të jetojë për një kohë të gjatë pa e kuptuar ato për njëra tjetrën. Në një rast, bigamisti Smith tenton të ndihmojë një viktimë të plaçkitjes dhe përfundon në spital ku aty fillon që të dalë e vërteta në pah.
Luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi.