Komedia ‘Kopraci’ jepet sot në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Teatri i qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu” shfaq sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00, reprizën e shfaqjes ‘Koprraci” të Molierit me regji të Elmaze Nurës.

Pavarësisht se komedia është shkruar shekuj më parë përmes së cilës vihet në lojë pangopshmëria e njerëzve, komedia korrespondon edhe me ambientin aktual kosovar.

Shfaqja e sjellë në një version ndryshme nga regjisorja Nura, tregon historinë e Harpagonit, një person egoist, i cili edhe pse i mbuluar me para asnjë herë nuk ngopet, por vazhdimisht grumbullon para, duke u shndërruar edhe në një paraonjak të sëmurë.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Milot Salihu,Uratë Shabani,Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli.