Objekti ku do të vendoset Gjykata Speciale | Foto: Wikimedia

Komandantit Ruzhdi Saramati i refuzohet avokati nga Gjykata Speciale

Administratorja e Gjykatës Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-komandantit të UÇK-së Ruzhdi Saramati për t’i ofruar atij avokat të paguar nga gjyakata.

Ish-komandanti i brigadës 128 është ftuar nga kjo gjykatë për t’u intervistuar ndërsa në nisje të procesit kishte kërkuar nga administratorja që atij t’i garantohet mbrojtje juridike pa pagesë.

KALLXO.com ka siguruar një vendim të gjykatës i cili trajton një ankesë të Saramatit lidhur me këtë çështje.

Saramati me 29 janar 2019 kishte bërë kërkesë që të marrë ndihmë juridike falas për shkak se nuk i ka mjetet për të kontribuar për përfaqësimin e tij juridik.

Kjo ndihmë i ishte refuzuar me 18 shkurt nga adimistratorja e gjykatës.

Më 23 shkurt 2019, Saramati dorëzoi kërkesën për rishikim, e cila u mor nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 25 shkurt 2019.5 Më 26 shkurt 2019, u caktua gjykatësi i vetëm Nikola Giju për rishikimin e vendimit në lidhje me ndihmën juridike.

Edhe pas rishikimit të kërkesës gjykatësi ka vendosur që ta kthej në rivendosje këtë qështje tek administratorja por duke e lënë në fuqi refuzimit. Deri më tani gjykata nuk ka publikuar ndonjë vendim tjetër lidhje me këtë qështje.

Arsyetimi i Gjykatës:

Refuzimin e kërkesës për ndihmë juridike për Saramatin është bazuar në tri arsye, sipas GjS. Administratorja e bazon, ndër të tjera se parashtruesi i kërkesës (Ruzhdi Saramati) e informoi Zyrën e Mbrojtjes për ekzistencën e llogarive të tjera bankare vetëm pas kërkesave të mëtejshme nga Zyra e Mbrojtjes dhe parashtruesi nuk dha informacion për automjetin e tij në Formularin e Deklarimit të Mjeteve Financiare; ai e dha këtë informacion vetëm pasi kjo iu kërkua nga Zyra e Mbrojtjes.

Gjithashtu si arsyetim për refuzim të kërkesës është se parashtruesi nuk paraqiti informacion të besueshëm dhe të faktuar për dy llogaritë bankare të deklaruara në Formularin e Deklarimit të Mjeteve Financiare dhe në Formularin e Dhënies së Pëlqimit (“dy llogaritë bankare”), edhe pasi iu kërkua katër herë ta bënte këtë. Vendimi për këtë rast është publikuar

Saramati në mars të këtij viti përmes një publikimi në Facebook ka bërë të ditur se është intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë.

“Të dashur miq, shoke e bashkëluftëtarë të UÇK-së, para disa dite isha i ftuar për intervistim në Gjykatën Speciale të Hagës, në Prishtinë. Ata më pyetën shumë gjëra rreth luftës tonë, të UÇK-së, të gjitha përgjigjet që i dhashë rreth këtyre pyetjeve, qojnë të vetëm një e vërtetë e madhe: Lufta jonë ka qenë e pastër dhe vetëm çlirimtare. Unë kurrë nuk kam parë e as nuk jam informuar për ndonjë krim, qe mund te kishte kryer UÇK-ja. UÇK-ja nuk ka qenë kriminele, përkundrazi të vetmit kriminel në këtë mes janë Ushtria dhe Milicia barbare serbe, të cilët kanë zbatuar urdhrat e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq”, kishte shkruar Saramati.

Më tej ai ka shtuar se Gjykata Speciale do të duhej të gjykonte krimet serbe të bëra në Kosovë dhe jo luftën e UÇK-së.

“Gjykata Speciale është dashur të bëhet për kriminelët e Serbisë e jo për Ushtrinë tonë Çlirimtare! Ushtria serbe bëri tërë ato masakra, vrau gjithë ata të pafajshëm, duke mos kursyer as pleq, gra e fëmijë dhe kurrë nuk është bërë një Gjykatë Speciale për gjithë këto krime, por Gjykatë Speciale është bërë për Kosovën”, kishte vazhduar ai.