Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com
Komandanti i Policisë Akuzohet për Keqpërdorim
31.7.2017 - 17:08
Sipas njoftimit të Prokurorisë, komandanti ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare gjatë operacionit për arrestimin e një të kërkuari.
Njoftimi i Prokurorisë sqaron se më 1 qershor 2017 Policia kishte ndërmarrë një aksion në fshatin Brodosan të Dragashit për ta arrestuar të dënuarin M.Q.
Ky i fundit, sipas komunikatës, ishte takuar në derën e shtëpisë së tij ku kishte biseduar me komandantin e stacionit e më pas ishte fshehur në shtëpi.
Komunikata sqaron se eprori i Policisë nuk i urdhëroi policët të kryenin bastisje në shtëpi por caktoi një njësi të vëzhgonte shtëpinë ndërsa urdhëroi largimin e policëve të tjerë.