Remzi Shala - Foto: Facebook

Komandanti i UÇK-së refuzon ftesën e Gjykatës Speciale

Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së  i njohur si “Komandant Molla e Kuqe”, ka thënë që nuk do t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale për t’u paraqitur në Hagë më 17 janar 2019.

Përmes një shkrimi dërguar në KALLXO.com, Shala ka deklaruar se nuk i beson kësaj Gjykate me ç’rast i ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve të tij që të mos i përgjigjen kësaj ftese.

“Unë Komandant (Molla e Kuqe) i togut te njësisë speciale te shtabit te përgjithshëm të UÇK-së kam pranuar ftesë nga gjykata speciale për tu dorëzuar në Hag, deklaroj para gjithë popullit se nuk do të dorëzohem dhe nuk do ti përgjigjem kësaj ftese”, ka thënë ai.

Tutje, Remzi Shala shala ka thënë që nuk e njeh këtë Gjykatë dhe se është krenar për luftën që ka bërë.

“Ata që ma pruan këtë ftesë u deklaruan se janë policë të EULEX-it ndërsa un ju kundërpërgjigja nuk e njoh këtë gjykate un jam shqiptarë dhe jam krenar për luftën që kam bërë andaj u bëjë thirrje të gjithë shokëve të si kur kemi dhënë besën për atdhe dhe për flamur ashtu të jemi të një bese mos ta njohim këtë gjykatë dhe mos të dorëzohemi në Hagë me respekt Komandant Molla e Kuqe”, ka thënë ai.

Avokati i Remzi Shalës, Natal Bullakaj konfirmoi se klienti i tij ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

https://kallxo.com/nje-tjeter-komandant-i-uck-se-thirret-nga-gjykata-speciale/

“Klienti im është ftuar për t’u intervistuar më 17 janar. Me sa kemi  njohuri në cilësi të dëshmitarit”, ka thënë avokati Bullakaj.

Ndryshe, Remzi Shala është duke u gjykuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

https://kallxo.com/deshmitari-rrefen-si-ia-moren-babain-pjesetaret-e-uck-se/

Remzi Shala në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” në fund të janarit të vitit 2017 mohoi se ishte i përfshirë në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.

Emisionin e plotë për aktakuzën ndaj ish-ushtarit të UÇK-së Remzi Shala mund ta shikoni këtu.

www.kallxo.com