Foto: Ministria e FSK-së

Komandanti i FSK-së, aksionar i një ferme

Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka thënë se merr të hyra vjetore në shumën 13 mijë e 348 euro.

Sipas deklarimit, Rama posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës është rreth 200 mijë euro.

Gjenerali i FSK-së, posedon një veturë të tipit “Audi” e cila kushton 19 mijë euro.

Po ashtu Rama është aksionar i 25% të aksioneve të një ferme.

Rama ka deklaruar se të hyrat vjetore të tij kapin shifrën e 18 mijë e 348 eurove, ndërsa merr mëditje nga MFSK, shuma e së cilës është 2 mijë e 329 euro.

Në deklarim, shkruhet se bashkëshortja e Ramës merr të hyra vjetore si veterane e UÇK-së, vlera e së cilave është 2 mijë e 40 euro.