Isuf Gashi - Foto: KALLXO.com

Komandant 'Baca' tregon çka u pyet nga Gjykata Speciale

Ka përfunduar marrja në pyetje e Isuf Gashit në cilësinë e të dyshuarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale.

Ai thotë se u mor në pyetje për më shumë se 9 orë në selinë e EULEX-it në Prishtinë.

Gashi tha se i ka thënë hetuesve se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare.

“Më kanë pyet për  periudhën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën nga vij unë… U kam thënë që UÇK ka bërë luftë për çlirim, krimet e të gjitha të këqijat i kanë bërë serbët në krye me Milloshin dhe kemi pasur debate të gjata prej orës 09:00. Intervista më ka ardhë prej Gjykatës së Hagës si i dyshuar. Ua kam thënë të gjitha ato që është dashur, realitetin”, ka thënë ai.

“Na kanë pyet, ku ka dalë ushtria? Sa ka pasë ushtri? Kah kanë bo luftime? Ku janë kanë zona të lira?”, u përgjigj Gashi sa i përket asaj se për çfarë ishte pyetur.

KALLXO.com ka raportuar live nga përfundimi i pjesës së dytë të intervistimit të Isuf Gashit, i njohur me nofkën “Baca”, nga Gjykata Speciale.

Përfundon pjesa dytë e intervistimit të Isuf Gashit “Baca” nga Gjykata Speciale

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 21 février 2019

KALLXO.com ka raportuar edhe për pjesën e parë të intervistës së Isuf Gashit, e zhvilluar dje në zyrat e Misionit EULEX.
https://kallxo.com/ish-eprori-i-uck-se-u-intervistova-si-i-dyshuar-video/
www.kallxo.com