Kolona të gjata në Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se edhe sot në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët po presin deri në 3 orë e gjysmë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë po presin 40 minuta deri në 1 orë.

Në këtë pikë kalimi, kolona është e gjatë deri në 1 mijë e 200 metra për të dalur nga Kosova, ndërsa për të hyrë kolona është 100 metra.

Ndërkaq, te Dheu i Bardhë pritja është 10 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 60 minuta për të dalur.

Kurse, në pikat e tjera të kalimit pritjet nuk janë të gjata. Udhëtarët duhet të presin më së shumti 10 ose 20 minuta.