Profesori i Kolegjit ISPE, Avni Mazrreku - Foto: KALLXO.com
Kolegji ISPE: Agjencia e Akreditimit ka krijuar monopol në arsimin e lartë
Kolegji ISPE ka njoftuar se e ka përgatitur letrën për Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
ISPE pretendon se në këtë letër do të prezenotjnë fakte të reja për parregullsitë dhe shkeljet ligjore në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë nga Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim.
ISPE tutje thotë se Agjencia për Akreditim ka krijuar monopol në arsimin e lartë.
“AKA ka krijuar monopol në arsimin e lartë privat në Kosovë dhe është e qartë se janë përdorë kritere selektive”, thuhet në komunikatën e lëshuar sot gjatë ditës nga Kolegji ISPE.
ISPE pretendon se janë akredituar programe në fushën e mjekësisë edhe pse ato nuk posedojnë klinika përkatëse, e që sipas tyre nuk mund të përgatitet personeli shëndetësor nëse nuk ka klinika.
“Mënyra se si qeveriset sot MASHT dhe Agjencia e Akreditimit do të ketë pasoja afatgjata për sistemin e arsimit në Kosovë, pasi që institucioni më i lartë (MASHT) po krijon favore të vazhdueshme për një kolegj dhe disa oligarkë përreth tyre, ndërsa po i dëmton kolegjet tjera, siç është rasti i ISPE, e cila të gjitha resurset e saj i ka investuar në cilësinë në arsim”, thuhet tutje në komunikatën e ISPE-së.
Kolegji ISPE përmes Avni Mazrrekut kishte njoftuar javën e kaluar se do t’i dërgojnë letër këtyre dy institucioneve, ENQA-së dhe EQAR-it.
https://kallxo.com/ispe-paralajmeron-kallezim-penal-ndaj-ministrit-bytyqi/
Ndërsa ministri i Arsimi, Shyqri Bytyqi kishte deklaruar më herët se është duke u shantazhuar nga kolegji ISPE.
https://kallxo.com/ministri-bytyqi-kolegji-ispe-po-me-ben-shantazh/