Ilustrim

Kokainë në shtëpinë e mikut të Haradinajt nga lista Serbe

 

Në operacionin e forcave speciale të Policisë së Kosovës, të ndërmarrë në nëntor të vitit të kaluar në veri të vendit, ishin arrestuar tre të dyshuar për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Gjatë operacionit ishte bastisur edhe shtëpia e Millan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe.

Gjatë këtij aksioni, në shtëpinë e Radoiçiqit është gjetur edhe lëndë narkotike.

KALLXO.com ka marrë vesh se analizat laboratorike kanë treguar se droga që ishte konfiskuar në shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe ishte kokainë.

https://kallxo.com/paraburgim-per-te-arrestuarit-lidhur-me-vrasjen-e-ivanoviqit/

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha.

“76 gramë kokainë janë konfiskuar atë ditë”, ka thënë Sylë Hoxha.

Më tej, prokurori ka shtuar se hetimet janë zgjeruar dhe se Millan Radoiçiq po hetohet edhe për këtë vepër – përdorim të lëndëve narkotike.

Millan Radoiçiq vazhdon të jetë larg duarve të autoriteteve të Kosovës.

Kohëve të fundit, ai është parë në Serbi, bashkë me drejtues të lartë të shtetit serb.

Radoiçiq njihet për afërsinë me kryeministrin, Ramush Haradinaj, i cili e kishte quajtur mik atë.

Milan Radojçiq dhe Ramush Haradinaj