Ilustrim

Kohë Shtesë për Bizneset të Mësohen me Prokurimin Elektronik

Edhe pse prokurimi elektronik është bërë obligues për autoritetet kontraktuese, bizneseve të vogla dhe të mesme u është dhënë kohë shtesë për t’u mësuar me procedurat e këtij prokurimi.

Sipas kreut të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) Safet Hoxha, bizneset e vogla dhe të mesme ende nuk kanë kapacitete të zbatojnë prokurimin elektronik, prandaj sipas tij atyre u është lënë mundësia e konkurrimit për projekte të ndryshme edhe me kopje fizike.

“Ideja e lënies në dy forma edhe për një kohë të caktuar ka buru prej asaj që faza e pilotimit dhe testimit që është bërë në vitin e kaluar ka tregu që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk kanë kapacitete me ju kyç këtij lloji të prokurimit elektronik ne i kemi lanë edhe një kohë shtesë të familjarizohen dhe të mësohen me ba biznes me ba në këtë mënyrë,” tha Hoxha.

Ai megjithatë në konferencën ku u fol për arritjet, sfidat dhe mundësitë e prokurimit elektronik, tregoi se kjo formë e aplikimit për tenderë është bërë obliguese për autoritetet kontraktuese që nga 1 janari i këtij viti.

Me prokurim elektronik synohet të rritet transparenca dhe efektshmëria e aktiviteteve të prokurimit.

Në tetor të vitit të kaluar KALLXO.com shkroi se projekti i prokurimit elektronik nuk po funksionon si duhet.

http://kallxo.com/ngec-prokurimi-elektronik/