Preferencat e të rinjve në Zgjedhjet Parlamentare 2017, Foto: Facebook

Koalicioni PAN, Preferenca e të Rinjve në Zgjedhjet Parlamentare të Vitit 2017

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 shumica e të rinjve kanë votuar për koalicionin PAN (PDK-AAK-Nisma).

Nga 1 mijë e 200 të rinj të anketuar nga mosha 18 deri në 22 vjeç, 38.9 për qind prej tyre janë shprehur se kanë votuar për koalicionin PAN, 33.8 për qind për Lëvizjen Vetëvendosje, 25.1 për qind për koalicionin LAA (LDK-AKR-Alternativa) dhe 1.1 për qind për Listën Serbe.

Nga të rinjtë e anketuar 74.5 për qind janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në votime në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 kurse 25.5 për qind janë deklaruar se nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Pjesa e atyre që nuk kanë marrë pjesë në votime janë përgjigjur se nuk kanë marrë pjesë për shkak se nuk kanë pasur të drejtë vote, nuk kanë pasur preferenca politike, nuk kanë pasur kohë për të dalë për të votuar dhe disa prej tyre janë përgjigjur se zgjedhjet nuk çojnë peshë.