Angela Merkel - Foto: Facebook

Koalicioni gjerman në rrezik

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk arriti të pajtohet me partnerët e saj të koalicionit mbi një rend dite rreth emigracionit.

Mosmarrëveshja qëndron mbi planin e formuluar nga ministri i Brendshëm Horst Sihofer për të kthyer mbrapa emigrantët që janë regjistruar në shtetet tjera të Europës në kufirin gjerman.

Kjo është një gjë e papranueshme për kancelaren Merkel, pasi do të hidhte poshtë politikën e saj me dyer të hapura për emigrantët, dhe do të ishte një hap prapa për sistemin europian Schengen, për lëvizje të lirë.

Nëse Sihofer vazhdon me planet e tij, shumë anëtarë të partisë së Merkel thonë se ajo do të detyrohet ta largojë atë nga detyra.

Një prishje e aleancës 70 vjeçare mes Unionit demokristian dhe Unionit social-kristian do të dërgonte deri tek prishja e koalicionit që mori 6 muaj të negociohej./21Media