KMDLNj: Të Mbrohet Shëndeti dhe Jeta e të Privuarve nga Liria!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njëriut (KMDLNj) ka reaguar pas vdekjes së Naser Makollit, i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Pasi njofton se e kishte intervistuar të ndjerin Makolli lidhur me “rastin Dehari”, KMDLNj thekson se e kishte vizituar edhe pas transferimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

“Në asnjë rast nuk ishte deklaruar se ka probleme shëndetësore pas së cilave KMDLNj do të kërkonte trajtimin e tij shëndetësor nga Shërimi Shëndetësor i Burgjeve”, thuhet në reagim.

Vdekja e të paraburgosurit Naser Makolli për KMDLNj-në paraqet shqetësim të madh prandaj kërkon hetime të shpejta dhe profesionale pas së cilave do të përcaktohej përgjegjësia e mundshme, theksohet në të njëjtin reagim.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve ka përgjegjësi morale, materiale dhe ligjore për sigurimin e jetës së personave të privuar nga liria dhe trajtimin e tyre në përputhje me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe standardeve ndërkombëtare”, thuhet më tej në këtë reagim.

Po ashtu, KMDLNj njofton se ka identifikuar së paku edhe 10 raste që meritojnë trajtim urgjent dhe profesional apo pezullim të dënimit në përpjekje për shërim.

“Të dënuarit me diagnozë terciare (sëmundje të pashërueshme) duhet të lirohen ndryshe numri i të burgosurve që do të vdesin nga sëmundja e cila (për shkak se janë të burgosur) domosdoshmërisht do të trajtohen si vdekje të dyshimta vetëm sa do të rritet”, thuhet në reagim.

I paraburgosuri Naser Makolli vdiq dje teksa po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

http://kallxo.com/vdes-nje-paraburgosur/

 

Në një intervistë ekskluzive për KALLXO.com, vëllai i Naserit, Hysen Makolli tregoi për sëmundjen nga e cila vuante vëllai i tij.

http://kallxo.com/ekskluzive-flet-vellai-naser-makollit/