KMDLNj: PDK të Distancohet nga Akuzimi i VV-së për Sulmin

Në një reagim të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut pasi dënohet sulmi i djeshëm ndaj Vitore Stavilecit, gruas së Blerand Stavilecit, ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, i kërkohet PDK-së që të distancohet nga akuzimi i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë sulm.

“KMDLNj kërkon dhe pret nga PDK të distancohet nga këto akuza të disa drejtuesve të saj kundër një subjekti politik, të mos pengojë hetimet, të presë përfundimin e hetimeve dhe vendimin e gjykatës kompetente”, thuhet ë reagimin e KMDLNj-së.

PDK-ja dje në një konferencë për gazetarë fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për sulmin ndaj gruas së ministrit në detyrë.

http://kallxo.com/pdk-vetevendosje-rrahu-gruan-e-stavilecit/

Këtë deklaratë të zyrtarëve të PDK-së KMDLNj-ja e konsideron paragjykuese, ndërsa kërkon nga prokuroria që ta verifikojë atë.

Vitore Stavileci nga sulmi përsosi thyerje të hundës, lëndim të syrit dhe gërvishtje. KALLXO.com shkroi për deklaratat e djeshme të mjekëve rreth këtij sulmi.

http://kallxo.com/mjeket-flasin-per-lendimet-e-vitore-stavilecit/

KMDLNJ-ja në reagim shpreson se do të zbulohen sulmuesit e Vitore Stavilecit.

“KMDLNj shpreson se sulmuesit që e rrahën dhe e lënduan znj. Vitorie Stavileci do të zbulohen, do të sillen para organeve të drejtësisë dhe do ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim.