Sokol Zogaj, drejtor i ShKK. Foto: KALLXO.com

KMDLNj e Dënon Sulmin e Dhunshëm Ndaj Sokol Zogajt

Këtë sulm KMDLNJ e konsideron sulm ndaj institucioneve shtetërore dhe përpjekje për të kontrolluar nga ana e krimit një segment shumë të rëndësishëm siç është Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në një komunikatë KMDLNj kërkon hetime të shpejta dhe vënien para organeve të drejtësisë të atyre që e kryen këtë veprim kriminal si edhe rritjen e sigurisë për ata që drejtojnë institucionet me rëndësi, në rastin konkret SHKK.

“Ky sulm është përpjekje për frikësim, inkurajim për kriminelët, shtytje për urdhërdhënësit dhe dekurajim për drejtësinë”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

KALLXO.com raportoi sot rreth sulmit që u krye sot në mëngjes në lagjen Ulpiana të kryeqytetit.

http://kallxo.com/foto-vendi-ku-u-rrah-drejtori-sokol-zogaj/