Kllokoti Tejkalon Kuotën Gjinore në Drejtori

Megjithëse një ndër komunat më të vogla në vend, Kllokoti ka arritur të përmbushë obligimin ligjor për barazi gjinore në qeverisje komunale.

Komuna e cila popullohet kryesisht nga komuniteti serb ka emëruar tri drejtore gra nga pesë drejtori sa ka në total komuna.

Këto të dhëna për KALLXO.com i konfirmoi Rozafa Ukimaraj- Çuni, Sekretare e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në webfaqen zyrtare të Komunës së Kllokotit ende nuk janë përditësuar të dhënat për udhëheqjet e reja të drejtorive komunale.