Ilustrim

Klinika Emergjente merr donacion autoambulancë

Kryqi i Kuq i Kosovës sot ia ka dhuruar një autoambulancë për nevoja të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me vlerë mbi 10 mijë euro.

Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës,  tha se pas investimeve  në shërbimin emergjent nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-së, janë krijuar kushte shumë më të mira për pacientët dhe për stafin shëndetësorë që ofron shërbime mjekësore.

Drejtori Sejdiu, rikujtoi edhe Memorandumin e nënshkruar ndërmjet  Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë  dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, ku ekipet vullnetare të Ndihmës së Parë nga Kryqi i Kuq i Kosovës,  ofrojnë asistencë teknike për stafin shëndetësorë  të Klinikës Emergjente, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së.

Sipas tyre Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës ofroi mbështetjen e saj dhe të Kryqit të Kuq të Kosovës  për mbështetje të shërbimeve shëndetësore.