Ilustrim

Klinë - Pesë persona rrihen mes vete, përdorin edhe thika

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes veti, me ç’rast është përdorur edhe një mjet i prehtë.

Sipas PK dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, janë bastisur katër shtëpi prona të  dyshuarve, ku është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit, tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.