Qeveria Haradinaj në njërën nga mbledhjet | Foto: ZKM

Kjo Është Rroga e Re e Kryeministrit dhe Vartësve të Tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dyfishuar pagën vetes.

Nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, rroga e kryeministrit tash e tutje do të jetë 2 mijë e 950 euro.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje të pagave edhe të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe të gjithë kabinetit të tij.

Rroga për një ministër ka arritur në 2 mijë euro nga 1 mijë e 270 sa ishte më parë.

Listën e plotë të pagave të rritura me vendimin e datës 20 dhjetor mund ta shihni më poshtë: