Foto: Kallxo.com

Kjo është agjenda e vizitës dy ditëshe në Kosovë e presidentit të Serbisë Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për posterët me fotografi të Vuçiqit që janë vendosur në veri të vendit

https://kallxo.com/flamuj-serbe-e-postere-te-vuciqit-ne-mitrovice-te-veriut-e-zvecan/

Vuçiq pritet të vijë në Kosovë sot në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë,

Në ora 15:40 në Leshak,

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviç,

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.