Kim Mehmeti. Foto: Kallxo.com

Kim Mehmeti: Taksa ndaj Serbisë - joracionale por shumë e mirë

Publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka thënë se taksa e vendosur nga ekzekutivi kosovar ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjës është tregues se edhe ne mundemi.

“Është një masë joracionale por shumë e mirë për të dëshmuar se edhe ne mundemi”, ka thënë ai në një intervistë për KALLXO.com.

Ai ka thënë tutje se nuk duhet harruar e kaluara kur bëhet fjalë për shtetin serb, ndërsa ka përmendur edhe një krahasim kur ka komentuar mallrat serbe.

“ Nga një vend që t’i ka bërë të gjitha ato fatkeqësi, edhe ajrin ilaçe me mu bë, siç ka thënë një e huaj, ajrin që e shet Serbia apo çkado, derisa të mos harrojë atë gjak që ka derdhur Serbia, unë nuk e dua atë ilaç. Edhe këtë ne mund të ia tregojmë edhe botës, e ç ‘është më e rëndësishmja këtë e kanë thënë të huajt, nuk e ka thënë asnjë shqiptar, këtë që sapo thash më herët”, vlerëson Mehmeti.

Publicisti shqiptar ka thënë se nuk duhet të harrohet e kaluara ndonëse ka thënë se duhet të bashkëpunohet me ndërkombëtarët.

“Unë e di një gjë, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë miqtë tanë, s’mund ne Beogradin ta mohojmë, mirëpo nuk mundësh ti kur ende ajo nënë atje vajton fëmijën e vet, ti menjëherë të bëhesh aq kosmopolit që të thuash kam harruar. Ti mund të thuash kam falë, mund të del ai të kërkoj falje dhe ti të thuash po, se ne e dimë që ka regjime se çfarë nuk bëjnë, mirëpo ti nuk mund të sillesh kinse ke harruar, është e turpshme ajo, me të vërtetë është turpshme”, ka thënë Mehmeti.

Kim Mehmeti: Thaçi po e kopjon idenë e ndarjes nga Dobrica Qosiq

.