Kim Mehmeti. Foto: Kallxo.com

Kim Mehmeti: Nga delegacioni shtetëror nuk pritet diçka e hairit

Shkrimtari dhe analisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka komentuar edhe formimin e delegacionit nga Qeveria e Kosovës për dialogun e Brukselit.

Sipas Mehmetit, nuk duhet të pritet diçka e hairit nga ky delegacion.

“Ai (delegacioni) s’mundet edhe për shkakun e kësaj partisë që e përmendtë ju (PSD), ata janë hajdutë në njëfarë mënyrë, që e vodhën legjitimitetin që ua dha Vetëvendosja, sepse këtu te ne kurrgjë nuk konsiderohet vjedhje. Ajo është vjedhje klasike në politikë, që ju dilni me emblemën e Vetëvendosjes e merrni, bëheni deputet edhe pastaj thoni që jo tashti nuk më pëlqen me Albinin do të shkoj me Kaqushën. Vetë kjo tregon mendësinë politike mbi të cilat ndërtohet politika kosovare…”, ka deklaruar Mehmeti në një intervistë për KALLXO.com.

Kim Mehmeti: Thaçi po e kopjon idenë e ndarjes nga Dobrica Qosiq

.