Fotograi të KFOR-it gjatë stërvitjeve, Foto: KFOR/Facebook

KFOR paralajmëron lëvizje të ushtarëve në pjesë të ndryshme të Kosovës

Misioni paqeruajtës ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Në një komunikatë të KFOR-it thuhet se kjo po bëhet si stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave që të garantojë siguri për qytetarët.

KFOR njofton, situata në vend mbetet nën kontroll, e që sipas tyre pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm.