Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

Këto janë pagat në sektorin e shëndetësisë

Ligji i ri për pagat i cili u votua në Kuvendin e Kosovës ditën e shtunë, ka siguruar rritjen e pagave për  gjithë profesionistët shëndetësorë, në të gjitha nivelet.

Përfitues janë mjekët specialist, mjekët e mjekësisë familjare, mjekët në specializim, stomatologët, mjekët e përgjtishëm, kryeinfermierët, infermierët, teknikët etj.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli  ka publikuar pagat e punëtorëve shëndetësorë me rritjen e re.

“Në dekadën e re të shëndetësisë, rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vitet e fundit”, ka shkruar ministri Ismaili.