MASHT

Këto janë datat e pushimeve për institucionet arsimore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), nëpërmjet një njoftimi për media, ka treguar për datat e pushimeve për institucionet arsimore.

‘’Bazuar në Ligjin për festat zyrtare në Kosovë, MASHT-i njofton  të gjitha institucionet arsimore se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, me 25 dhjetor do të jetë ditë pushimi’’, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se ‘’Ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019, me  rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe me 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse.

Ndërsa për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon me 14 janar 2019. Institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare ( 25 dhjetor 2018, 1,2 dhe 7 janar 2019’’.