Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Këtë Javë Mot i Njëjtë, Javën Tjetër Ulen Temperaturat

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme.

Temperaturat do të lëvizin në mes 7 e 24 gradë celsius.

Të enjten, po ashtu, pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme, kurse temperaturat do të vazhdojnë të qëndrojnë mbi mesataren për këtë periodë të vitit, ato do të sillen në mes 8 e 23 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, mot me pak vranësira e me shumë orë me diell do të vazhdojë të mbajë deri në fund të javës.

Temperaturat do të sillën në mes 6 e 24 gradë celsius. Në javën e ardhshme pritet rënie e temperaturave./21Media