Këta janë të arrestuarit lidhur me shembjen e hotelit ‘Adriatik’

Dy persona janë arrestuar mbrëmë me urdhër të Prokurorisë së Mitrovicës pas shembjes së hotelit ‘Adriatik’ që i mori jetën një punëtorit.

KALLXO.com mëson se personat e ndalur janë A.H si punëdhënës dhe Q.H si punëkryes në objektin e Hotel ‘Adriatikut’.

Ndalimin e këtyre dy personave për KALLXO.com e kishte konfirmuar edhe prokurorja nga vendi i ngjarjes Fetije Bajrami Shala.

Bajrami po ashtu kishte bërë të ditur se lidhur me këtë rast ishin intervistuar edhe tre dëshmitarë të rastit.

Brenda objektit të Hotelit Adriatik në momentin e shembjes kanë qenë duke punuar katër punëtor, tre prej të cilëve kishin arritur të dilnin nga vendi dhe të shpëtonin, ndërsa i ngujuar nën germadhat e Adritatikut për orë të tëra kishte mbetur Visar Behrami.

Pas më shumë se gjashtë orë kërkimi nga njesitë e policisë, zjarrfiksave dhe FKS-së ishte gjetur pa shenja jetë trupi i tashmë të ndjerit Visar Behrami.

https://kallxo.com/nxirret-trupi-nga-rrenojat-e-hotelit-adriatik/